Food & Drink Health & Beauty

Përbërësi i cili po ju shkakton fryrjen e barkut!

Qepa mund të jetë përbërësi i cili po jua shkakton fryrjen e barkut. Fryrja e barkut është diçka që kryesisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve të cilat trupi ka vështirësi t’i tres siç duhet. Kjo mund të ndodh nëse hani tepër ose ushqeheni pashëndetshëm.

Megjithatë, ka edhe ushqime të shëndetshme të cilat mund të jenë të vështira për t’u tretur kur hahen në sasi të vogla. Një ndër përbërësit më të famshëm të gatimit që mund ta shkaktojë fryrjen e barkut është qepa. Qepa përmban karbohidrate të quajtura fruktane, të cilat zorra e vogël nuk mund t’i absorbojë siç duhet.

Kështu, ato kalojnë në zorrë të madhe ku fermentohen. Kjo shkakton fryrje të barkut, gazra dhe në disa raste edhe diarre. Megjithëse shumë njerëz mund të hanë qepë në doza të vogla pa pasur probleme me fryrje të barkut apo gaz, disa tjerë janë më të ndjeshëm dhe e vërejnë më shumë efektin. Edhe produktet e grurit si buka dhe pastat kanë sasi të larta të fruktanit.

Ndërkaq, nëse këto ditë keni kollë dhe ju ka zënë gripi ka një zgjidhje. Prisni një qepë në 4 pjesë dhe mbulojeni me 3 gota ujë. Qepat të pritet së bashku me lëkurën për ta bërë sa më efektive. Më pas lëreni të gatuhet në zjarr të ulët derisa të avullojë gjysma e lëngut, kullojeni dhe pijeni të ngrohtë. Shija e çajit të përgatitur në këtë mënyrë është e ëmbël dhe e këndshme dhe sipas dëshirës mund të ëmbëlsohet me mjaltë.