Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Si të përgatisni çajin me lëngun e qepës, ideale nëse keni kollë dhe jo vetëm!

Nëse këto ditë keni kollë dhe ju ka zënë gripi ka një zgjidhje. Prisni një qepë në 4 pjesë dhe mbulojeni me 3 gota ujë. Qepat të pritet së bashku me lëkurën për ta bërë sa më efektive. Më pas lëreni të gatuhet në zjarr të ulët derisa të avullojë gjysma e lëngut, kullojeni dhe pijeni të ngrohtë. Shija e çajit të përgatitur në këtë mënyrë është e ëmbël dhe e këndshme dhe sipas dëshirës mund të ëmbëlsohet me mjaltë.

Ky çaj mund të pihet çdo ditë, në sasi më të mëdha dhe është i përshtatshëm për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Është i shkëlqyeshëm për situatat kur dëshironi të shmangni aromën e qepës dhe të përfitoni nga të gjitha vetitë shëruese të kësaj bime. Nëse nuk ju pëlqen shija e çajit, shtoni një gjethe sherebele dhe disa lugë çaji kamomil gjatë gatimit. Ky çaj është kryesisht efektiv kundër kollës dhe mund ta përdorni edhe për të lehtësuar dhimbjet e fytit, ftohjet dhe gripin.

Në shumicën e rasteve, pirja e çajit për 2-3 ditë është e mjaftueshme për këto sëmundje. Çaji i qepës përdoret për astmën kardiake dhe bronkiale. Në rastet e rënda të astmës dhe bronkitit, çaji duhet pirë për 2-3 javë dhe është e mundur edhe më shpesh, për të pastruar plotësisht bronket dhe mushkëritë. Çaji i hudhrës është gjithashtu i mirë për detoksifikimin dhe forcimin e trupit.

Së fundmi, shkencëtarët theksojnë se kanë zbuluar se qepa ul nivelin e sheqerit në gjak në 50%. Gjetjet të cilat janë prezantuar në takimin vjetor të “The Endocrine Society” në San-Diego, në muajin gusht kanë zbuluar që qepa mund të ulë nivelin e lartë në gjak dhe nivelet e përgjithshme të kolesterinës kur merret me metforminë.