Auto & Moto

Përfundon me sukses ‘rrugëtimi’ i parë i makinës fluturuese Jetson One, mësohet të pilotohet brenda pak minutash! (Video)

Makina fluturuese që vihet në funksion nga tetë motorë elektrikë, ka kryer fluturimin e parë 20-minutësh, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 102 kilometra në orë.

Modeli është bazuar në veturat garuese, me peshë të lehtë nga alumini dhe karboni.

Makina fluturuese mbështetet në baterinë gjigante dhe mund të transportojë një person që peshon deri në 100 kilogramë.

San Sunner, shef i zyrës për informim në Jetson, ka thënë se pas testimit rigoroz disamujor, ekipi i Jetson ka arritur me sukses të kryejë fluturimin e parë.

“Ekipi priti për ardhjen e Jetson ONE në Santa Maria në fabrikën Monte në Tuscay”, shtoi Sunner.

Jetson është ndërtuar duke u bazuar në Formula 1, dhe që mund të dhurojë eksperiencë të veçantë gjatë fluturimit.

“Mund ta bëjmë secilin njeri të pilotojë një makinë fluturuese brenda pesë minutave”, tha Peter Ternstrom, bashkëthemelues i kompanisë.

Makina fluturuese prototipi i të cilës kishte përfunduar në verën e vitit 2018, ishte modifikuar disa herë derisa është arritur në produktin final.

Është interesant se nëse piloti ka nevojë të zbresë me urgjencë nga Jetson ONE, ekziston parashuta që e zbret në tokë shoferin apo pilotin e mjetit.

Nga kompania suedeze kanë bërë të ditur se fluturimi ishte realizuar në një distancë prej 4.8 kilometra, e Jetson ONE kushton 83 mijë dollarë.