Celebrities Film & Tv Showbiz

Përfundon pas 19 sezonesh “The Ellen DeGeneres Show”, prezantuesja televizive emocionon me fjalimin e lamtumirës!

Pas gati 19 vitesh në transmetim dhe 3200 programe, mbrëmjen e djeshme përfundoi një prej shfaqjeve më të njohura dhe më ikonë në televizionin amerikan, “The Ellen DeGeneres Show”. Ishte viti i kaluar kur komediania Ellen DeGeneres konfirmoi lajmin në një intervistë me ‘The Hollywood Reporter’. Në intervistë, Ellen siguroi se arsyeja e vërtetë nuk kishte të bënte me çështjet e audiencës:

Kur je një person krijues, duhet të sfidohesh vazhdimisht dhe kjo shfaqje nuk është më sfidë për mua. Dy vjet më parë kam nënshkruar një kontratë edhe për tre vite të tjera dhe e kam ditur gjithmonë, në zemrën time, se sezoni 19 do të ishte i fundit. 19 është një numër i madh. Para së gjithash, amendamenti i 19-të u jep grave të drejtën e votës, gjithashtu në tabelën periodike, 19 është numri atomik i kaliumit. Ju mund të pyesni veten, pse vendosa të përfundoj sezonin e 19-të, e vërteta është se unë gjithmonë i besoj shpirtit tim dhe më tha se ‘tani është koha’.

Kur filluam këtë shfaqje në 2003, iPhone nuk ekzistonte. Mediat sociale nuk ekzistonin. Martesa e homoseksualëve nuk ishte e ligjshme. Ne shikuam botën teksa ndryshonte, ndonjëherë për mirë, ndonjëherë jo. Por sido që të jetë, qëllimi im ishte gjithmonë që shfaqja të ishte një vend ku të gjithë mund të mblidheshim dhe të qeshnim për një orë. Të qenit mysafir në jetën e tyre ka qenë privilegji më i madh i jetës sime dhe më ka sjellë gëzim të pabesueshëm. Faleminderit. Faleminderit!

Koncepti i programit konsistonte në të ftuarit specialë të nivelit ndërkombëtar, duke filluar nga ish-presidentët amerikanë si Barack Obama, tek këngëtarët dhe të famshëm si Paul McCartney, Jennifer Garner, Channing Tatum, Serena Williams, Zac Efron, Adam Levine, Prinsloo, Kim Kardashian, Penelope Cruz, Britney Spears dhe Presidenti Joe Biden. Rikujtojmë, se pauza e karrierës së Ellen DeGeneres nisi me një pushim luksoz në Afrikë.