Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Përplasje titanësh! Çfarë ka ndodhur me Donald Veshaj dhe Ilir Shaqirin në rrugët e Tiranës?

“Më liii të flaaass”… epo, tani mund të flasin! Janë vëllezërit më të përfolur të momentit dhe në këtë program planifikojnë të jenë po aq të pacensuruar sa në përditshmëri, prandaj as ne nuk e parashikojmë dot se çfarë do të ndodhë në “Më lër të flas”.

Ende pa nisur, një prej vëllezërve, Donald Veshaj na ka surprizuar me një… ‘përplasje’ në rrugët e Tiranës. Me kë do thoni ju? Mos e besoni po deshët, por pikërisht me ‘armikun e tij të përbetuar’, Ilir Shaqirin. Për herë të fundit ishin parë bashkë në finalen e ‘BBVIP1’, por mesa duket Iliri dhe Donaldi, i kanë lënë pas mëritë dhe sot janë parë bashkë në rrugët e Tiranës, duke xhiruar për programin “Më lër të flas”, ku Ilir Shaqiri do të jetë i ftuar.

Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv. “Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të Top Chanel , i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj dhe ka realizuar me sukses dy sezone me shikueshmëri mjaft të lartë.

Tanimë, na mbetet të presim me padurim datën 24 mars, ditën e premte për të ndjekur një super spektakël!