Botë e Çuditshme

Përse jeni të fiksuar të nuhasni aromën e librave…

Shumë njerëz kur hapin një libër, pothuajse instinktivisht, i marrin direkt erë dhe kuptojnë se nuk ka asgjë më të mirë se aroma e faqeve të tij. Gjithkush e njeh aromën e librave të vjetër. Po kështu, shumica e njerëzve duan të nuhasin një libër të sapoblerë. Ashtu si të gjitha aromat, origjina e erërave të librave mund të gjurmohet edhe nga një numër i caktuar përbërësish kimikë.

Sa i përket erës së librave të rinj, sipas kimistit Andy Brunning në të vërtetë është mjaft e vështirë të identifikohen komponimet specifike, kryesisht për shkak se ka qindra komponime të përfshira dhe për këtë arsye atribuimi në një përzgjedhje të vogël të kimikateve bëhet i ndërlikuar. Në çdo rast, sipas analizës së Brunning, është e mundshme që shumica e aromës së librit të ri mund t’i atribuohet tre burimeve kryesore; vet letrës dhe kimikateve të përdorura për prodhimin e saj, ngjyrat e përdorura dhe ngjitësit e përdorur për lidhjen e librave.

Në praktikë, nëse celuloza dhe lignin të përfshira në letër konsumohen me kalimin e kohës me rezultatin e zverdhjes së letrës dhe çlirimit të përbërjeve organike, ky reaksion nxjerr aromën tipike të librave të vjetër. Sipas Brunning, përbërësit e kësaj aromë janë vanilje, benzaldehid, erëza të ëmbla të prodhuara nga etilbenzeni dhe etilhexanol, nga aroma lulesh. Megjithatë, librat e botuar sot, prodhohen me një letër më cilësore sesa në të kaluarën.