Celebrities Gossip Music Showbiz

Përsëritet historia/Olivia Rodrigo rrëzon padashje trofeun e “Grammy” njësoj si Taylor Swift në 2010!

Mbrëmjen e kaluar në “Grammy Awards” artistja e njohur 19-vjeçare Olivia Rodrigo arriti që të spikaste me plot kuptimin e fjalës! Edhe pse e nominuar në plot shtatë kategori të ndryshme ajo arriti që të fitonte vetëm tre prej tyre. Ajo triumfoi në kategoritë “Artistja e re më e mirë”, “Performanca më e mirë solo pop” dhe “Albumi më i mirë vokal pop”.

Por ndodhi edhe diçka e papritur sepse kur ajo tentoi të mbante të tre gramafonët e artë në prapaskenë, Rodrigo-s i ra aksidentalisht njëri. Trofeu i ra nga krahët dhe u nda në dysh në dysheme. Artistja mbeti e habitur shumë nga ky incident që askush nuk e priste dhe reagimi i saj u kap nga fotografët e shumtë që ishin aty.

Një asistent më pas ndihmoi këngëtaren “good 4 u” të rimontonte trofeun dhe ndihmoi Rodrigo-n gjithashtu që të rikuperohej dhe të pozonte sërish me treshen e saj të trofeve. Momenti shënoi pak déjà vu nga çmimet Grammy në  2010, kur artistja e dashur Taylor Swift humbi aksidentalisht një nga katër çmimet që fitoi atë vit në prapaskenë.

Ashtu si Rodrigo, trofeu i Swift u rregullua shpejt. Ndërkohë që duhet theksuar se Taylor Swift është një nga artistet më të njohura e cila e ka mbështetur dhe e ka përkrahur shumë Olivia-n që në fillimet e saj. Taylor e ka mirëpritur shumë mirë në industrinë e muzikës. Rodrigo i tha Billboard në maj të 2021 se ylli i dërgoi asaj një shënim të bukur për ta uruar për suksesin e këngës së saj debutuese “Drivers License”.

Nuk dua të zbuloj shumë, sepse është vërtet e ëmbël dhe personale, por ajo flet shumë për mënyrën sesi, mendoj, ju e bëni vetë fatin tuaj në botë. Dhe kur u bëni gjëra të mira të tjerëve, gjërat e mira vijnë në rrugën tuaj.