Showbiz

“Personazhet e Vitit”! Nuk ndalen çmimet për çiftin e njohur italian!

Blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, Fedez janë zgjedhur si “Personazhet e vitit” nga “Vanity Fair Italia” së bashku me 20 personazhe të tjerë.

Disa na bënë të ëndërronim, të tjerë të qanim, ka dhe nga ata që na dhanë shpresë, ata që shërbyen si shembull dhe ata që na bënë krenarë që jemi italian”,-shkruan revista.

Në vendimin për t’i dedikuar kopertinën çiftit Ferragni, drejtori Simone Marchetti shkruan në editorialin e tij:

Ne zgjedhim t’ja dedikojmë kopertinën tonë atyre për shumë arsye: ndikimin që ata kanë, angazhimin që kanë treguar, aftësinë për të përdorur mënyrat e reja të komunikimit, vetëdija politike dhe civile që po zhvillojnë”,-shkruan ai.

Më pas ai ka veçuar një shprehje të Chiara Ferragni-t gjatë një interviste që ka dhënë për Vanity Fair më herët.

“Nuk mund të qëndroj, çdo ditë duhet të gjejë një përvojë që më bën mua dhe familjen time të mësojmë diçka të re. Fedez tallet me mua, ai do të qëndroj në shtëpi, në divan. Por pastaj ai më ndjek. Dhe ai është i lumtur. Ne plotësojmë njëri-tjetrin. Unë e plotësoj atë. Ai më kompleton. Dhe kështu që ne kurrë nuk qëndrojmë në vend. Dhe kështu ne gjithmonë mësojmë gjëra të reja”.

Ndërkohë 2 ditë më parë, çifti i famshëm morën titullin “Ambrogino D’oro” nga komuna e Milanos për kontributin që kanë dhënë gjatë valës së parë të koronavirusit në Itali. Ata mblodhën fonde dhe krijuan një njësi të re të kujdesit intensiv në një spital dhe shpërndanë ushqime për familjet në nevojë.