Celebrities Gossip Showbiz

Pete Davidson bën një tjetër tatuazh, i cili këtë herë ka lidhje me fëmijët e Kim!

Mesa duket mënyra kryesore e të shprehurit të dashurisë sipas Pete Davidson qenka duke bërë tatuzhe. Kjo mund të jetë kthyer në trend sepse nuk është hera e parë që ai e bën këtë gjë. Së fundmi gjatë kohës që Pete Davidson po largohej nga Teatri Fonda në Los Angeles të premten, u vu re nga paparacët një tjetër tatuazh në qafën e tij. Një tatuazh për të cilin aludohet se ka lidhje me Kim Kardashian dhe fëmijët e saj.

Komediani kishte një tatuazh të vogël mbi shpatullën e tij nga ku mund të dalloheshin lehtësisht shkronjat “KNSCP”. Fansat e shumtë të Pete dhe Kim nuk pritën aspak por menjëherë kanë bërë lidhjen e gjithçkaje. Ata tregojnë se shkronja ‘K’ mund të jetë e emrit Kim dhe më pas shkronjat e tjera lidhen me fëmijët e saj North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Edhe pse është thjesht një teori e fansave, as ylli i “Keeping Up With Kardashian” as vetë Pete Davidson ende nuk kanë konfirmuar asgjë. Siç e përmendëm edhe më sipër kjo nuk është hera e parë sepse para pak javësh Pete bëri të ditur se i kishte kushtuar një tatuazh Kimit ku shkruhej “e dashura ime është një avokate” për nder të fitueses së çmimit “People’s Choice”.

Vlen të theksohet gjithashtu se të gjithë janë shumë kuriozë nëse dyshja do të jenë të ftuar në eventin më madhështor të modës “Met Gala 2022” i cili pritet që të zhvillohet ditën e sotme në Muzeun Metropolitan të Artit në Big Apple. Para pak ditësh ishte Kim ajo që zbuloi se të dy së bashku po përgatiteshin për diçka shumë speciale dhe shumë të bukur. Mund  të jetë një surprizë për faktin se Kim gjithmonë ka marrë vëmendjen e shtuar për veshjet e saj dhe ku i dihet që së bashku me Pete mund të sjellin diçka vërtet ‘wow’.