Health & Beauty Lifestyle

Pija që ul rrezikun e demencës te gratë!

Truri plaket bashkë me gjithë organizmin. Rënia e këtij dhe organeve të tjera në trupin tonë është e pashmangshme. Por zakonet mund të ngadalësojnë prishjen e trupit dhe mendjes. Studime të shumta klinike tregojnë se aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm janë një formë themelore e parandalimit për të qëndruar më gjatë të rinj. Lidhur me ushqimin, studiuesit e Universitetit të Wisconsin kanë bërë një zbulim interesant për një pije të konsumuar rregullisht. Këta studiues kanë zbuluar se si të kesh një tru të ri dhe rrezikun e mundshëm të zvogëlimit të demencës tek gratë duke konsumuar këtë pije.

Ushqimi luan një rol themelor në shëndetin e trupit tonë. Një dietë e shëndetshme ndihmon për të shmangur sëmundjet më të rënda. Për më tepër, disa studime sugjerojnë se si disa ushqime mund të ngadalësojnë plakjen e trurit. Por edhe disa pije do të ndihmonin në ngadalësimin e plakjes së trurit. Një studim i kryer nga studiues të Universitetit të Wisconsin-Milwaukee, në Shtetet e Bashkuara tregon se një pije e veçantë ul rrezikun e demencës tek gratë. Këto gjetje u publikuan në ‘The Journals of Gerontology’.

Këta studiues amerikanë vëzhguan 6500 gra mbi moshën 65 vjeç për 10 vjet. Rezultatet tregojnë se konsumimi i 2 ose 3 filxhanëve kafe në ditë ul me 36% rrezikun e demencës. Për të qenë më të saktë, Ira Driscoll, menaxherja e projektit, tregon sasinë që favorizon këto përfitime, ajo është 261 miligramë kafeinë në ditë. Një filxhan që pimë në bar përmban mesatarisht 50 mg kafeinë. Pra, 2 ose 3 filxhanë kafe amerikane korrespondojnë me 5 ose 6 filxhanë ekspres në bar.

Një studim tjetër tregoi se kafeina mund të përmirësojë funksionin e trurit. Një artikull i botuar në ‘Nature Neuroscience’ daton që në vitin 2014. Në këtë rast po flisnim për efektin e mundshëm pozitiv të konsumit të kafesë për përmirësimin e kujtesës afatgjatë. Thashethemet se konsumimi i tepërt i kafesë mund të favorizojë shfaqjen e tumoreve janë hedhur poshtë. Një raport nga agjencia e kërkimit të kancerit të OBSH-së e hodhi poshtë këtë dyshim.

Ndërkaq, pirja e kafesë ose blerja e suplementeve për të fituar më shumë energji nuk funksionon gjithmonë kur kërkoni të jeni më vigjilentë gjatë gjithë ditës. Është më mirë të qëndroni me energji në mënyrën më natyrale që mundeni. Ka shumë mënyra të shëndetshme për të mbajtur veten të stimuluar kur ndiheni të lodhur edhe duke bërë ndryshimet më të vogla në rutinën tuaj të përditshme. “Bright Side” vjen me disa këshilla të shëndetshme për të mbajtur nivelet tuaja të energjisë të larta gjatë gjithë ditës. Kikoni në këtë link.