Celebrities Gossip Showbiz

Portieri i “gafave” Loris Karius dhe partnerja e tij së shpejti prindër për herë të parë!

Portieri i Newcastle, Loris Karius dhe Diletta Leotta, kanë zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Prezantuesja italiane, 31-vjeçare, njoftoi për lajmin se është në një pritje të ëmbël me anë të një postimi në Instagram. Dyshja e njohur njoftuan se së shpejti do të bëhen tre. Në videon e tyre duke u përqafuar dhe puthur thuhej:

Duhet t’ju themi diçka… por a e keni ditur këtë? Po shpërthejmë nga gëzimi. Së shpejti do të jemi tre.

Diletta aktualisht mbulon Serinë A për DAZN, ndërsa Karius është në Newcastle. Lajmi për romancën e tyre u raportua fillimisht në tetor të vitit të kaluar. Tabloidet ndërkombëtare thanë se gazetarja sportive ka nisur një lidhje me Loris, portierin që mbahet mend për gabimet e tij në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018.

Ai kujtohet veçanërisht nga tifozët e Liverpoolit, pasi thuajse ‘ia fali’ Real Madridit fitoren me gabimet e tij dhe u bë objekt talljeje dhe urrejtjeje te Redsat. Që nga ajo kohë, karriera e tij shkoi drejt greminës dhe tifozët e futbollit e tallën për vite më pas për ato gabime.