Diletta Leotta i ka përgënjeshtruar zërat se lidhja e saj me bashkëshortin Loris Karius, është në krizë. Mediat rozë kanë ditë që flasin se çifti i famshëm i showbizit janë duke kaluar një moment tensionesh ne marrëdhënien e tyre aq sa kanë kërkuar të jetojnë larg njëri-tjetrit për disa kohë. Megjithatë për të shuar përfundimisht këto zëra ka menduar vetë prezantuesja e famshme italiane e Serisë A, e cila ndodhet aktualisht në Miami, aty ku të premten do të përcjellë Live edhe shortin për eleminatoret e Kupës së Botës 2026.
View this post on Instagram
Diletta shfaqet në disa foto krah partnerit të saj, më e lumtur se kurrë, duke demonstruar kështu për fansat e shumë të saj se ajo vijon të ketë një marrëdhënie të qëndrushme me ish portierin e Liverpool, gjermanin Karius.