Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Pra deri tani e keni ditur gabim, dieta sipas Ciara-s nuk është vetëm barishte dhe karota!

Këngëtarja Ciara është nënë e tre fëmijëve dhe gjithmonë ka qenë e njohur për format e saj perfekte trupore. Mirëpo, këngëtarja në korrik të vitit 2020 lindi fëmijën e saj të tretë dhe gjatë asaj shtatzënie shtoi goxha peshë. Disa muaj pas lindjes së fëmijës së tretë, 37-vjeçarja vendosi të heqë qafe kilogramët e tepërt, të cilët, siç tha edhe vetë ajo, po i krijonin një problem të madh. Ajo ka pranuar që dikur ishte shumë ekstreme kur bëhej fjalë për ruajtjen e linjave, por vitin e kaluar gjeti një mënyrë krijuese për të shijuar ushqimin që do.

Ciara u paraqit në një program të popullarizuar i cili e ka ndihmuar të qëndrojë në rrugën e duhur dhe siç thotë ajo, ishte shumë këmbëngulëse. Kur është fjala për vaktet e saj, këngëtarja ha disa vakte të vogla gjatë ditës. Në rrjetin social Instagram ajo shkroi:

Siç e dini shumë prej jush, unë ka kohë që jam në program dhe gjëja ime e preferuar është se kam gjithçka në menu.

Më pas ajo postoi se po hante waffles me sheqer pluhur, tako të mbushura me avokado dhe makarona me gaforre, brokoli dhe parmigiano.

Mendoj se zbulimi se mund të shijoni ushqim të mirë ndërsa jeni në dietë është vërtet tërheqës. Njerëzit mendojnë se ai duhet të jetë ekstrem, por në fund të fundit zbulon se hanë shumë më tepër se barishte, karota dhe selino.

Këngëtarja ka një trajner personal me të cilin stërvitet të paktën tre herë në javë.

Rikujtojmë se së fundmi, Ciara njoftoi se po hyn fuqishëm në botën e biznesit dhe po punon në fushën e bukurisë duke lançuar linjën e saj të kujdesit të lëkurës. E quajtur “OAM”, që do të thotë “On a Mission” (në një mision), marka e bukurisë doli në internet më 15 shtator. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.