Celebrities Gossip Showbiz

Prej vitesh ka dalë hapur si biseksuale, dikur Cara Delevingne ka tentuar t’i japë fund jetës së saj!

Modelja e njohur Cara Delevingne është shprehur se realizimi i dokumentarit të saj “Planet Sex” i ka ndryshuar jetën pasi donte t’i jepte fund jetës për shkak të seksualitetit të saj. 30 vjeçarja, e cila ka dalë hapur si biseksuale, këmbëngul se është më rehat me veten se kurrë, pasi luftoi me homofobinë e brendshme. Cara, e cila ka më shumë marrëdhënie afatgjata me gra sesa meshkuj, shpreson se dokumentari do të ndihmojë njerëzit e tjerë që vuajnë nga përvoja të ngjashme.

Kjo ka ndryshuar shumë jetën time. Tani jam më e lumtur se kurrë. Ndihem vërtet krenare për atë që kemi krijuar.

Për seksualitetin e saj, ajo shtoi:

Nuk mund të flisja me askënd për këtë. Kisha homofobi të brendshme dhe turp. Mendoja se isha anormale. Kam menduar t’i jap fund jetës sime, disa herë dhe jam shumë e lumtur që nuk e kam bërë, sepse nëse mund të ndihmoj ndonjë person tjetër, kjo do të thotë shumë për mua.

Cara u bë e famshme pasi nënshkroi me agjencinë e modelimit Storm kur ishte adoleshente dhe bukuroshja ka luajtur në disa filma, përfshirë “Suicide Squad” dhe “Paper Towns”. Rikujtojmë, se Delevingne i ka ‘dhuruar’ gjithashtu shkencës orgazmën e saj.

Ylli i The “Only Murders In The Building” donte të studionte shkencërisht orgazmën dhe kiminë e trupit për të zbuluar hendekun gjinor të orgazmës, një teori se pse burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë orgazmë gjatë seksit sesa gratë. Rezultatet do të shfaqen në dokumentarin “Planet Sex with Cara Delelevigne” të BBC. Ndërkaq, prej disa kohësh janë ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen e shëndetit mendor të Cara-s dhe deri më tani nuk dihet se çfarë po ndodh saktësisht me aktoren.