Botë e Çuditshme

Princi i Lihtenshtajnit akuzohet për vrasjen e një prej arinjve më të mëdhenj të Evropës!

Autoritetet Rumune po hetojnë pasi një nga arinjtë më të mëdhenj të Evropës dyshohet se u qëllua dhe u vra nga një princ nga Lihtenshtajni. Princi Emanuel Von Und Zu Lihtenshtajni, nipi 32-vjeçar i Princit të Vogël të Princërisë Hans-Adam II është akuzuar se ka qëlluar 17-vjeçarin Arthur në Mars gjatë një ekspedite gjuetie.

Prokurorët hapën një hetim të enjten për dy arsye: Vrasja e ariut nuk ishte e liçencuar dhe disa prej atyre që ishin të përfshirë mund të mos kishin leje armësh. Organizata mjedisore “Agent Green” beson se princit iu dha një leje gjuetie katër-ditore nga Ministria e Mjedisit për të qëlluar një ari të ri femër që kishte sulmuar fermat në qarkun Covasna, Transilvania.

Në vend të kësaj pretendohet se princi qëlloi Arthurin, i cili jeton në një zonë të mbrojtur. Gabriel Paun, presidenti i Agent Green, tha në një deklaratë se ai nuk e kuptonte se si princi mund të ngatërronte një ari të ri që kishte qenë duke vjedhur pula nga një fshat me ariun më të madh mashkull që ekzistonte në thellësitë e pyllit. Rumania ka popullsinë më të madhe të arinjëve në Evropë.