Sport

Princi William dhe Kryeministri Johnson duan Kupën e Europianit për Anglinë! (Video)

Princi William, President Nderi i Shoqatës Angleze të Futbollit i ka dërguar një video-mesazh Kombëtares së Anglisë duke i uruar fat për finalen e Europianit me Italinë, sonte në 21:00, në Wembley të Londrës:

Dua t’ju uroj sa më shumë fat për sonte! Çfarë performance! Secili bëri punën e tij e gjithashtu kush punoi pas kuintave ishte thelbësor! Nxorrët në pah më të mirën e Anglisë e të gjithë jemi me ju! I gjithë kombi është me ju! Silleni Kupën në shtëpi!

Një video-mesazh edhe nga kryeministri Boris Johnson, i cili ashtu si William do të jetë sonte në Wembley për të mbështetur Anglinë.

Ishte një udhëtim i pabesueshëm, tani ta sjellim në shtëpi!