Spektakël në Miami, ku Anglia mposhti Francën me rezultatin 6-4, në garën për vendin e tretë në këtë Kupë Bote. Si çdo ndeshje e këtij kampionati, përballja erdhi live në Digitalb.
Ishte një pjesë e parë e njëanshme, ku skuadra e Tuchel-it shënoi katër herë kundër një skuadre franceze anonime pas zhgënjimit të tyre kundër Spanjës.
Kapiteni Rice zhbllokoi sfidën nga distanca pas tre minutash. Raste për Rashford dhe Cherki, pastaj Saka humbi mundësinë për 2-0 për shkak të pozicionit jashtë loje. Konsa shënoi me kokë nga një goditje nga këndi e Rice dhe më pas Saka shënoi dy herë para përfundimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Mbappé zgjoi Francën me golin e shënuar, i ndjekur nga Barcola. Edhe njëherë Mbappe, (goli i dhjetë në këtë Kupë Bote), i cili ngushtoi shifrat duke zgjuar ëndrrën për një përmbysje.
Por, një penallti e kthyer në gol nga Saka (goli i tretë i sfidës) iu dha përsëri gëzim anglezëve. Në fund, pati kohë dhe për një gol nga ana e Dembele-së, ndërsa Bellingham dhuroi spektakël duke vulosur rezultatin 6-4 për Anglinë.