Pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës, kapiteni i Anglisë u shpreh:
Pasi kaluam në avantazh, vetëm po mundoheshim të rezistonim, por në këtë nivel nuk mjafton.
Harry Kane, autor i 6 golave në Botëror, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes me Argjentinën.
Jam i shkatërruar. I shkatërruar për djemtë, për të gjithë, stafin dhe tifozët. Bëmë një ndeshje të mirë në pjesën më të madhe të kohës. Kur shkuam 1-0 dukej se u limituam me rezistencën. Në këtë nivel, nuk është e mjaftueshme.
Më tej, shtoi:
Patëm momente të bukura në këtë turne, ndeshje të mira. Një tjetër gjysmëfinale, një hap larg fitores. Duhet të gjejmë vetëm atë pjesën që mungon në fazën finale të kompeticionit. Këta turne të shterojnë energjitë, presioni dhe mentaliteti. Kemi treguar shumë këto 6-7 javë, na mungon vetëm ai hapi final.
Kapiteni anglez analizoi sërish ndeshjen:
Vuajtëm për të ushtruar presion. Besoj se sidomos në pjesën e parë dhe në fillim të së dytës i presuam mirë. Rikuperuam topa në gjysmëfushën kundërshtare dhe kontrolluam ndeshjen.
Pas golit tonë, për shkak të numrit më të madh të lojtarëve të tyre përpara apo ngaqë nuk arritëm t’i mbulonim një për një, pati disa dallgë. Ne u përpoqëm të rezistonim, bëmë gjithçka për t’i bllokuar sulmet e tyre, por nuk mjaftoi.
Në fakt, kur kaluam në avantazh, mesazhi ishte që të mundoheshim të shënonim gola të tjerë. Kështu do të kishim rimarrë kontrollin e ndeshjes.