Sport

Messi: Ia dolëm kur kishim gjithçka kundër!

“Edhe një herë treguam se askush nuk na ka dhuruar asgjë dhe jemi rikthyer mes skuadrave më të mira të botës. Jam shumë krenar që i dhuruam një gëzim kaq të madh gjithë popullit argjentinas”, deklaroi Leo Messi, kapiteni dhe lideri i Argjentinës pas fitores me përmbysje 2-1, në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

Messi ka theksuar se ajo ndaj anglezëve “ishte vetëm një ndeshje futbolli”, si dhe shtoi:

Donim të fitonim dhe të shkonim në finalen e Botërorit. Jemi të lumtur që e arritëm sërish, sidomos për mënyrën si e bëmë, kur kishim gjithçka kundër. Me inteligjencë, me futboll dhe me vullnet.

Ky grup ka treguar edhe një herë se çfarë është i aftë të bëjë. Tani duhet të shijojmë momentin. Kemi treguar se japim gjithmonë maksimumin dhe u dhurojmë lumturi argjentinasve gjithë këto vite.

Të luajmë përsëri një finale të Kupës së Botës, me gjithçka që kjo do të thotë për argjentinasit… Sido që të shkojë, duhet ta vlerësojmë këtë rrugëtim, u shpreh ylli i Argjentinës.