Celebrities Music Tech

Produkti më i ri që mban emrin e Billie Eillish do t’ju mahnisë!

Nëse gjithmonë do të donit që të merrnit me vete diçka që i përket idhullit tuaj apo këngëtarit tuaj të preferuar atëherë zgjidhja është gjetur. ‘Amazon’ ka lançuar një nga produktet e saj më të reja dhe më interesante.

E sapo lançuar ‘Billie Eilish Limited Edition Echo Studio’ është në dispozicion dhe mund ta porosisni që nga sot. Ai përmban këngët e këngëtares me zërin melankolik, të cilat janë vendosur në boksin e Amazon Echo. Në pamje të parë është fotoja e kopertinës së albumit më të ri të Billie-t “Happier Than Ever”  që gjithashtu është e mbështjellë me një pëlhurë të vogël ngjyrë bezhë.

Kjo është tentativa e parë e ‘Amazon’ për një produkt të tillë me një qendër një person të famshëm. Tentativat e mëparshme kanë qenë veshja e boksit me figurat e kafshëve si panda apo tigra në mënyrë që të jenë për dhomat e fëmijëve.

Por bashkëpunimi i fundit midis këngëtares 19-vjeçare dhe Echo-s duket si një ide që ju vjen në ndihmë të gjithë adoleshentëve të cilët e adhurojnë dhe e duan Billie-n së bashku me këngët e saj.

Si një pajisje me një numër të kufizuar, Billie Studio vjen me një çmim prej 30 dollarësh më tepër se versioni normal dhe i thjestë i boksit i cili është 199 dollarë.

Sidoqoftë, nuk ka veçori shtesë të Billie-t pëveç këngëve të saj që mund t’i vendosni nëpërmjet boksit. Në lidhje me tonin e zërit do të vazhdojë që të jetë po Alexa. Amazon ka treguar gjithashtu se efektet speciale të zërave do të vijë së shpejti.

Tani për tani, gjithçka që është lançuar ka të bëjë vetëm më pamjen dhe këngët e Billie-t.  Do të duhet të presim dhe të shohim nëse ky është fillimi i një mori lançimesh me temën e të famshmëve për pajisjet Echo.