Lifestyle

Provimet e maturës po afrojnë dhe bashkë me to edhe ankthi, ja si të qëndroni të qetë dhe të motivuar!

Provimi i shkollës së mesme është testi i parë i madh me të cilin përballemi në jetë. Matura është takimi i parë me një provim që na teston nga ky këndvështrim. Mendimet negative, ankthi e frika ndjekin njëra-tjetrën dhe mund të na japin siklet. E gjitha kjo transmetohet në simpatoma fizike gjithashtu. Ju vazhdimisht mund të keni netë pa gjumë, mendime të këqija, ëndrra të frikshme. Para së gjithash ruani qetësinë sepse paniku askujt nuk i bën mirë. Gjëja e parë që duhet të bëni është të organizoni pushime që mund t’ju sjellin freski.

Për shembull, është mirë të studiosh për dy/tre orë rresht, por më pas duhet të bësh një pushim prej të paktën 20 minutash për ta lënë mendjen të pushojë. Në fundjavë, lejojani vetes ndonjë aktivitet që ju pëlqen. Kjo do t’ju ndihmojë të pushoni mendjen tuaj. Rrethojeni veten me miq që duan të arrijnë të njëjtin qëllim si ju. Grupi ndihmon për të mbështetur, ndarë, përballur, argëtuar dhe përjetuar momente të lehta dhe të vështira. Mund të motivoni njëri-tjetrin dhe kjo padyshim që ndihmon në arritjen e qëllimit përfundimtar.

Shumë teknika vizualizimi ju thonë të imagjinoni vetë ditën e testit. Nuk është aspak kështu, sepse një studim nga Universiteti i Kalifornisë tregoi një rënie të arritjeve kur studentët e imagjinonin veten duke performuar shkëlqyeshëm në një test. Përkundrazi, studentët që vizualizuan fazën e studimit dhe përgatitjes performuan më mirë dhe i arritën qëllimet e tyre me më pak stres. Ajo që vërtet ndihmon atëherë është të imagjinojmë veten, duke u fokusuar dhe duke punuar drejt qëllimeve tona, sepse kjo na nxit të veprojmë.