Food & Drink Health & Beauty

Pse uji është thelbësor për jetët tona? Ja cilat janë 5 arsyet…

Uji është një lëndë ushqyese thelbësore dhe luan një rol kryesor në jetën e kujtdo. Pa ushqim njeriu mundet që të qëndrojë për disa javë, por pa ujë nuk mund të qëndrojë dot as për disa ditë. Që nga qelizat e deri tek organet e caktuara në trupin e njeriut nuk mund të funksionojnë dot pa praninë e ujit. Rekomandohet që gjithmonë të konsumohen mbi 8 gota ujë në ditë , sidomos për personat që kryejnë aktivitete fizike apo kanë probleme shëndetësore. Ja cilat janë 5 arsyet kryesore se pse uji është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë.

1.Na furnizon me energji

Uji i pasuron qelizat me lëndët ushqyese, sidomos qelizat e muskujve që i ndihmon në zhdërvjelltësimin e lëvizjes. Kjo është arsyeja pse duhet që njeriu të qëndrojë sa më i hidratuar në mënyrë që çdo qelizë dhe çdo organ i trupit të kryejë funksionin  e caktuar në mënyrën e duhur.

2.Ndihmon në rënien nga pesha

Uji ndihmon që të ndiheni më të ngopur pa pasur nevojë që të shtoni kalori të tjera shtesë. Pirja e ujit në mënyrë të shpeshtë apo dhe konsumimi i ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë uji mund të jenë një ndihmesë goxha e madhe në menaxhimin e peshës trupore.

3. Detoksifikon

Uji detoksifikon trupin e njeriut dhe ai i largon toksinat nga sistemi imunitar. Uji arrin të optimizojë dhe të ndihmojë në mirëfunksionimin e veshkave. 70 % e trupit është e përbërë nga uji, prandaj edhe sistemet në organizmin arrijnë të kordinojnë funksionet e tyre gjithmonë bazuar në sasinë e tij.

4.Ndihmon në tretjen e ushqimit

Uji ndihmon shumë në tretjen e ushqimit pasi luan një rol të rëndësishëm në lëvizjen e zorrëve në procesin e sistemit të tretjes. Sidomos për problemet e tjera, si me stomakun, zorrët apo edhe kapsllëkun, ai është një ndihmues goxha i madh për lehtësimin e tretjes dhe të lëvizjes.

5.Pastron lëkurën

Harrojini kremrat e shtrenjtë për lëkurën apo për fytyrën tuaj. I vetmi i cili jua pastron fytyrën në mënyrën më natyrale të mundshme është uji. Për këtë arsye mundohuni që të konsumoni sa më shumë ujë gjatë gjithë ditës që të keni rezultate të mira.