Celebrities Film & Tv

Publikohet traileri i parë i dokumentarit mbi Michael Schumacher!

Dokumentari i Netflix mbi pilotin ikonik të “Formula 1”,  do të publikohet më 15 Shtator dhe aktualisht është lançuar traileri, i cili tregon se dokumentari do të përmbajë edhe disa intervista ekskluzive dhe pamje të rralla të tij. Traileri u publikua në 30 vjetorin e debutimit të Schumacher-it në F1 në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991 dhe përfshinte mesazhe nga disa njerëz të afërt me të.

Dokumentari, i titulluar “Schumacher”, do të dalë në Netflix më 15 Shtator dhe do të synojë të shfaqë një anë tjetër të kampionit botëror në një portretizim shumë personal. Ai do të përfshijë intervista të rralla, pamje të pa publikuara më parë dhe video të xhiruara në shtëpi nga familja e Michael, që shfaqen gjithashtu në trailer.

Schumacher, pësoi një dëmtim thuajse fatal në tru gjatë një aksidenti me ski në vitin 2013, nga i cili ai u detyrua të merrte një trajtim mjekësor në shtëpi dhe të mbahej larg syve të publikut vitet e fundit. Gruaja e tij Corinna tha:

Unë thjesht ndjeva se ai ishte dikush i veçantë. Mendoj se ai është thjesht shumë i fortë mendërisht. Jashtëzakonisht i fortë.

Shoferi i famshëm i Ferrari-t ishte i njohur si një konkurrent i frikshëm gjatë karrierës së tij në gara me makina dhe punoi orë të panumërta në seanca praktike për të përsosur profesionin e tij dhe për të zhvilluar një mentalitet fitimtar. Djali i tij Mick aktualisht po ndjek hapat e babait në sezonin e tij të parë si një shofer i F1 për Haas. Mick thotë në dokumentar:

Kur e shikoj atë, mendoj: “Unë dua të jem i tillë, si ai”.