Celebrities Gossip Showbiz

Qëlloi me armë Megan The Stallion, jepet dënimi për reperin Tory Lanez!

Reperi kanadez Tory Lanez është dënuar me 10 vjet burg për plagosjen e Megan Thee Stallion. Lanez e qëlloi fituesen e çmimit Grammy në këmbë, gjatë një debati mes të dyve pas një feste në vitin 2020. Ai u shpall fajtor për tre akuza në dhjetor dhe që atëherë është mbajtur në burg. Të shtënat e detyruan Megan Thee Stallion t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr fragmentet e plumbave nga këmba e saj.

Prokurorët i kishin kërkuar gjyqtarit një dënim me 13 vjet burg. Ata thanë se Lanez meritonte një dënim më të gjatë dhe për faktin se pas sulmit kreu një fushatë për ta poshtëruar dhe ritraumatizuar ‘viktimën’ e tij. Lanez, emri i vërtetë Daystar Peterson, ka pasur 7 albumet më të mira në SHBA në shtatë vitet e fundit.