Celebrities Gossip Showbiz

Merret vendimi për personin që qëlloi 5 herë me armë zjarri reperen e njohur Megan Thee Stallion!

Në korrik të vitit 2020, gjatë një feste në Hollywood Hills, reperi Tory Lanez qëlloi me armë në këmbët e reperes Megan Thee Stallion, duke vënë në rrezik jetën e saj. Sot Lanez, emri i vërtetë i të cilit është Daystar Peterson, u shpall fajtor për të gjitha akuzat në gjyqin e tij në Los Anxhelos. Lanez, me origjinë nga Kanadaja, mund të përballet me deri në 22 vjet burg dhe deportim në vendin e tij pasi gjyqtari e shpalli fajtor për ekzekutimin e një arme zjarri nga pakujdesia e rëndë, sulmin me një armë zjarri gjysmë automatike dhe mbajtjen e një arme zjarri të mbushur, të paregjistruar në një automjet.

Në lidhje me vendimin që u mor nga gjyqtarët, avokati i reperes së njour dhe mjaft të suksesshme u shpreh se:

Juria u tregua e saktë. Jam mirënjohës që ka pasur drejtësi për Megan.

Megan Pete (emri i vërtetë i reperit) dëshmoi se Lanez e qëlloi atë në këmbë pesë herë pas një feste në Hollywood Hills më 12 korrik 2020. Sipas artistes, të shtënat ndodhën pasi ajo dhe Lanez kishin pasur një debat të ashpër, duke sulmuar secili karrierën muzikore të tjetrit.  Ajo shtoi se iu desh të operohej për të hequr gëzhoja e plumbave nga këmbët e saj.

Pas publikimit të vendimit, Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascón, vlerësoi “trimërinë” e Megan Thee Stallion.

Ajo demonstroi guxim dhe cenueshmëri të jashtëzakonshme, pavarësisht sulmeve të përsëritura dhe groteske që nuk i meritonte. Gratë, veçanërisht gratë me ngjyrë, kanë frikë të raportojnë krime të tilla si sulmet seksuale dhe dhuna, sepse shumë shpesh ato nuk besohen.

Nga ana e tij, George Mgdesyan, avokati i Lanez, i tha CBS News se vendimi ishte “zhgënjyes”, duke shtuar se ekipi ligjor i Lanez “do të shqyrtojë të gjitha opsionet e nevojshme, duke përfshirë një apel”.