Bota Celebrities Sport

Reagimi epik i Cristiano Ronaldo-s në restorant me njerëzit do t’ju shkrijë së qeshuri!

Ylli Cristiano Ronaldo është gjithmonë në vëmendjen  e të gjithëve me veprimet e tij dhe çdo përpjekje për t’u përfshirë në një ngjarje normale në publik është e ditur që do të tërheqë gjithmonë fansat. Ky ishte rasti kur superylli portugez vendosi që të darkonte me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në ditëlindjen e saj të 29-të.

Lojtari i skuadrës Al Nassr hyri në sallën e restorantit kur papritmas një turmë fansash në pritje brenda restorantit u kthyen dhe drejtuan kamerat e tyre drejt tij. Ishte thuajse sikur e prisnin ardhjen e tij, me shumë njerëz që besonin se e dinin për rezervimin e Ronaldos. Por në vend që të frikësohej apo të zemërohej nga të gjithë të pranishmit, Ronaldo vendosi të argëtohej me situatën.

Sulmuesi i Al Nassr-it nxori telefonin dhe e drejtoi drejt turmës sikur po regjistronte të pranishmit.

Kujtojmë gjithashtu se së fundmi Cristiano Ronaldo ka marrë dhuratë si shenjë vlerësimi për vendimin e tij për t’iu bashkuar Al-Nassr një orë me vlerë rreth 718.000 euro. Superylli portugez e ka vazhduar karrierën në Arabinë Saudite me një marrëveshje, nga e cila përfiton rreth 200 milionë euro në vit. Për këtë vendim, ai ka marrë edhe një dhuratë speciale, një orë lukosze Jacob and Co shumë të shtrenjtë. Ora me temë saudite e gjelbër për të përfaqësuar flamurin e vendit dhe fenë kryesore, islamin ka 338 gurë të çmuar jashtëzakonisht të rrallë të ngulitur në të, është ar i bardhë 18 karat, me përmasa 47 mm me 15.85 mm dhe ka një rrip lëkure ngjyrë të gjelbër aligatori.