Celebrities Gossip Showbiz

‘Ribashkimi’ Bora-Donald/ Reagon për herë të parë Trixa!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Deri më tani këngëtarja e njohur nuk kishte reaguar në lidhje me këtë çështje, ndonëse nuk ka bërë asnjë paraqitje televizive. Megjithatë, ajo mbrëmë ka qenë e pranishmë në “Netët e klipit shqiptar”, ku ka folur për herë të parë rreth jetës së saj dhe gjithçka tjetër.

Unë shumë mirë kam qenë gjithmonë. Nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Vërtetë kam qenë më e fuqishme se kurrë, më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte. Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo lloj titulli dhe ka shumë njerëz që mundohen të hedhin gurë, të thonë gjëra që nuk mund as t’i them. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna ime. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve.

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, artistja e njohur u përgjigj shkurt:

Jo! Nuk i kam ndjekur shumë, nuk kam pasur kohë dhe nuk jam marrë. 

Pak ditë më parë Trixa ka postuar në Instastory-n e saj në Instagrm një video pa audio duke kënduar një këngë dhe shkruan “Veten mos e rrej” duke na bërë të mendojmë se mos ndoshta ky është projekti i ri muzikor i saj dhe këngëtarja ka zgjedhur të mos publikojë asnjë sekuencë duke na bërë edhe më shumë kuriozë. Mund të jetë ky një dedikim?