Celebrities Showbiz

Rihanna është zyrtarisht miliardere! Këngëtarja 33-vjeçare është muzikantja femër më e pasur në botë!

Rihanna është një nga këngëtaret më të talentuara, me një zë shumë të veçantë dhe një stil të të kënduarit që vërtet i bën fansat për vete. Ajo ka bërë një pauzë nga bota e muzikës për një periudhë relativisht të gjatë, por megjithatë ia ka dalë të jetë ende në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se pak ditë më parë qarkulluan disa foto të saj me partnerin ku Rihanna dukej tepër e lumtur dhe e dashuruar.

Duket se këngëtarja ka gjetur balancën teksa jo vetëm në jetën e saj sentimentale, por edhe atë profesionale gjërat po i shkojnë mjaft mirë. Tanimë, Rihanna është zyrtarisht një miliardere dhe është muzikantja femër më e pasur në të gjithë botën. E gjitha kjo falë suksesit të jashtëzakonshëm të linjës së saj “Fenty Beauty”.

33-vjeçarja ka grumbulluar 1.7 miliardë dollarë. Sipas raportimeve Rihanna tanimë renditen e dyta më e pasura në botën e “show-t” pas Oprah Winfrey e cila ka 2.7 miliardë dollarë. Duket se pasuria e artistes nuk vjen nga muzika, por nga 50% e aksioneve që zotëron nga linja e saj kozmetike “Fenty Beauty”.

Aksionet e saj prej 270 milionë dollarësh në linjën e të brendshmeve “Savage X Fenty” dhe pasuria e krijuar nga 16 vite karrierë në muzikë përbëjnë atë që Rihanna ka në pronësi tanimë. Këngëtarja themeloi markën e mirënjohur të bukurisë “Fenty Beauty” në vitin 2017 me një dëshirë për të bërë të gjitha femrat të ndihen shumë të bukura.

Ajo u bë një lidere në promovimin e diversitetit në industrinë e “makeup-it” me risitë që solli në markën e saj kozmetike. Rihanna është shpehur se “makeup” është për të na argëtuar dhe asnjëherë nuk duhet të ushtrohet një presion në lidhje me të. Ajo ka sugjeruar të ndërmarrim risqe dhe të provojmë gjëra të reja e të ndryshme.

Duket se Rihanna ka arritur të flasë në zemrat dhe mendjet e përdoruesve të “makeup”. Ajo vërtet i ka bindur dhe u ka ndryshuar atyre botëkuptimin në lidhje me përdorimin e tij, saqë ia ka dalë të krijojë një pasuri kaq të madhe prej kompanisë së saj kozmetike.