Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky mund të jenë martuar dhe ne nuk e dinim?!

Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se Rihanna dhe A$AP Rocky thuhet se janë martuar fshehurazi, pasi ai e quajti këngëtaren shtatzënë si “gruan e tij”. Reperi i ka kushtuar një këngë të tij Rihannës, gjatë performancës së tij në koncertin e Spotify në Festivalin Lions 2023 në Cannes të mërkurën e kaluar. Rocky i tha turmës:

 Do të doja t’ia kushtoja këtë këngë gruas sime të bukur.

Në atë moment, kamera i drejtohet artistes, e cila buzëqeshi nga seksioni VIP. Deklarata e artistit tërhoqi vëmendjen e fansave të cilët filluan të spekulojnë nëse çifti kishte lidhur kurorë fshehurazi. Pra, ASAP dhe Rihanna janë të martuar? postoi një fans në Twitter pasi pa se çfarë ndodhi.

Kjo nuk është hera e parë që Rocky dhe Rihanna kanë nxitur spekulime për martesën. Në maj të këtij viti, këngëtarja, 35 vjeçe, ndau fotot e të dyve në Met Gala 2023. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë Valentino, duke treguar barkun e saj shtatzënë, ndërsa ai kishte veshur një xhaketë Gucci dhe fund mbi xhinse.

Së fundmi bëhet e ditur gjithashtu se ylli i muzikës pop Rihanna ia dorëzoi Hilary Super postin e CEO-së së markës Savage X Fenty. Marka e të brendshmeve e themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja së shpejti do të drejtohet nga ish-CEO i Anthropologie Group. Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor.