Celebrities Design Fashion Lifestyle

Për herë të parë në histori, Rihanna prezanton orën që vendoset në qafë!

Për herë të parë në historinë e aksesorëve, është krijuar një orë, e cila vendoset në qafë. Është pikërisht marka e njohur, Jacob & Co, që ka bashkuar forcat me këngëtaren e famshme Rihanna dhe kanë sjellë në treg risinë më të fundit ‘A Watch Choker’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JACOB & CO. (@jacobandco)

Artistja bëri daljen e saj publike me orën e modelit ‘Brilliant Flying Tourbillon’ në qafë në shfaqjen e modës Louis Vuitton 2023 në Paris. ‘Brilliant Flying Tourbillon’ është e realizuar prej ari të bardhë, me gjithsej plot 368 diamante. Ndërsa rripi i vendosur në qafën e këngëtares është i krijuar me lëkurë aligatori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JACOB & CO. (@jacobandco)

“Kjo është hera e parë që një orë është vendosur në qafë,” tha Jacob & Co në një postim në Instagram. “Rihanna debutoi këtë aksesor në shfaqjen e modës Louis Vuitton 2023 në Paris. Brilliant Flying Tourbillon 47 mm prej ari të bardhë, i vendosur me gjithsej 368 diamante është rikonstruktuar për t’u përdorur si varëse choker. Dizajni inovativ i kësaj ore bashkëkohore është rezultat i një përpjekjeje bashkëpunuese mes @jacobarabo dhe ikonës së njohur të modës Rihanna.”

Në faqen e tyre, marka ka dhënë më shumë detaje rreth bashkëpunimit me këngëtaren. Ndërsa Rihanna po përgatitej të merrte pjesë në shfaqjen e Louis Vuitton, ajo vendosi që të vishte një orë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Ajo erdhi në Jacob & Co me këtë ide, siç ka bërë shumë herë gjatë dekadës së fundit. Ajo pa ‘Brilliant Flying Tourbillon’ dhe argjendari vendosi të krijonte aksesorin me porosi që shihni më sipër. Por tani mund ta ketë kushdo për vete për vetëm 700,000 dollarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JACOB & CO. (@jacobandco)