Celebrities Fashion Magazine

Rihanna zgjedh ta prezantojë koleksionin e ri në mënyrën më unike!

Ajo nuk është e panjohur për asnjëri nga ne! Këngëtarja por njëkohësisht edhe miliarderja, Rihanna ka arritur që të fitojë vëmendjen e të gjithëve me setn më të ri fotografik. Pas postimeve të saj në rrjetin social Instagram, të gjithë fansat nuk ngurruan që të komentonin dhe të jepnin pështypjet e tyre në lidhje me fotot shumë provokuese të Rihanna-s.

Pas gjithë këtij prezantimi shumë unik, mesa duket koleksioni i saj më i ri i ‘Savage X Fenty’ është në rrugë të mbarë.  Gjithashtu edhe në muajin shtator, 33-vjeçarja i shfrytëzoi hiret e saj dhe fizikun e përkryer për të promovuar koleksionin e të brendshmeve “Savage X Fenty” që mban emrin “UXTRA”.

Figura të shumta nga industria e modës dhe argëtimit kanë nënshkruar si ambasadorë të kompanisë, duke përfshirë këtu Kehlani dhe Rico Nasty, ndër të tjera.

Rkujtojmë se Rihanna gjithmonë ka ditur t’i kënaqë fansat e saj. Para disa ditësh ajo kishte zgjedhur që ti mahniste ndjekësit e saj ndërkohë që i përshëndeti me një foto shumë provokuese. Në rrjetin e saj social Twitter ajo kishte postuar një foto ku shfaqej me një kostum shuëm transparent dhe ku kishte shkruar se:

Nëse u zgjove vonë kjo është për ty.

Rihanna ka folur më parë edhe për ‘People’ rreth punës për të siguruar që klientët e të gjitha moshave dhe përmasave do të jenë në gjendje të gjejnë të brendshme që i përshtaten nevojave të tyre.

Gjithëpërfshirja ka qenë gjithmonë pjesë e markës sonë. Kjo nuk është më një gjë tani. Është e trishtueshme që është pikërisht për shumicën e markave. Por kjo kam qenë gjithmonë. Gjithmonë kam vepruar me gjithçka që kam bërë në mënyrë krijuese.