Celebrities Fashion Showbiz

Prezanton koleksionin e ri të të brendshmeve, Rihanna vjen më provokuese se kurrë më parë!

Rihanna është zyrtarisht një miliardere, por tashmë këngëtarja nga Barbadosi, është duke synuar që t’i rrisë këto të ardhura akoma dhe më shumë. 33-vjeçarja i ka shfrytëzuar hiret e saj dhe fizikun e përkryer për të promovuar koleksionin e ardhshëm të të brendshmeve “Savage X Fenty” që mban emrin “UXTRA”.

Artistja e njohur është shfaqur vetëm në të brendshme seksi, ndërsa kompletoi pamjen me një grim të theksuar. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ajo ngjalli kureshtjen adhuruesve të saj me një paraqitje në Amazon Prime, ku ylli i RnB u shfaq më disa veshje të ndryshme, me të cilat dukej tejet provokuese.

“Savage X Fenty” do të shfaqet ekskluzivisht në Prime Video në më shumë se 240 vende të botës duke filluar nga data 24 Shtator i këtij viti. Kujtojmë që më herët këtë muaj, Rihanna u bë zyrtarisht miliardere, dhe po ashtu artistja e parë femër që arrin këtë, e gjithë kjo falë edhe suksesit më linjën e saj të kozmetikës. Këngëtarja themeloi markën e mirënjohur të bukurisë “Fenty Beauty” në vitin 2017 me një dëshirë për të bërë të gjitha femrat të ndihen shumë të bukura.

Rikujtojmë se, Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky janë përfolur shpesh në media për romancën e tyre të dashurisë. Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us Weekly’ se reperi ka shumë dëshirë që mes tyre të ketë diçka zyrtare si fejesë. Dyshja u lidhën së bashku në nëntor të vitit të kaluar. Ajo që bëri habi është se çifti ka planifikuar dhe të ardhmen, pasi reperi u shpreh se ka shumë dëshirë të bëhet baba dhe është në planet e tij.