Celebrities Lajmet e fundit

Epo dhe kjo nuk ishte parë! Ja si zgjedh që t’i zgjojë fansat e saj Rihanna…

Rihanna këtë herë ka zgjedhur që ti mahnisë ndjekësit e saj teksa i ka përshëndetur me një foto shumë provokuese. Në rrjetin e saj social Twitter ajo kishte postuar një foto ku shfaqej me një kostum shuëm transparent dhe ku kishte shkruar se:

Nëse u zgjove vonë kjo është për ty.

Veshja e saj që kishte zgjedhur i përkëet koleksionit të saj të Savage X Fenty. Kjo veshje asimetrike e Rihannës quhet “gjarpri me zemër të ftohtë” dhe kjo për arsye të siluetën e saj si gjarpër në pjesën e përparme dhe në pjesët ku ajo tregoi pjesën e pasme të saj, si dhe barkun e saj. Imazhet mesa duket janë nga një xhirim i kohëve të fundit pasi ajo kishte postuar më parë fotografi po me të njëjtën veshje.

Thuhet se këngëtarja dhe njëkohësisht sipërmarrësja e njohur Rihanna po planifikon që të hapë dyqane fizike për linjën e saj të të brendshmeve “Savage x Fenty” në të gjithë Amerikën vitin e ardhshëm. Shefja e marketingut dhe dizajnit të markës së miliarderes 33-vjeçare, Christiane Pendarvis, ka thënë se:

Po e shohim si një mundësi për klientët të cilët nuk ndihen rehat kur blejnë në internet.

“Business Insider” raporton se dyqanet në Evropë gjithashtu mund të jenë në plan të dytë, megjithëse nuk është konfirmuar ende asgjë. Me angazhimin në biznes, diva e muzikës vlerësohet se ka arritur një pasuri me vlerë 1.7 miliardë dollarë. Sipas “Forbes”, fitimet e saj marramendëse e bëjnë Rihanna-n si këngëtaren më të pasur në botë.