Art & Kulturë

Rikthehen në bibliotekë 22 vjet pasi u zhdukën blloqet e shënimeve të Darvinit!

Dy blloqe shënimesh”të vjedhura” të shkruara nga Charles Darwin janë kthyer në mënyrë misterioze në Universitetin e Kembrixhit, 22 vjet pasi u panë për herë të fundit. Librat e vegjël vlejnë shumë miliona paund dhe përfshijnë skicën e shkencëtarit, “pema e jetës”. Kthimi i tyre vjen 15 muaj pasi BBC fillimisht theksoi se ishin zhdukur dhe biblioteka nisi një apel mbarëbotëror për t’i gjetur. Bibliotekarja e universitetit Dr.Jessica Gardner tha se:

Ndihem e lumtur. Kush i ktheu dy blloqet me madhësi të kartolinës është një njeri i vërtetë.

Ata u lanë në mënyrë anonime në një çantë dhurate ngjyrë rozë që përmbante kutinë origjinale blu ku ndodheshin fletoret dhe një zarf ngjyrë kafe.

Pakoja ishte lënë në dysheme, në një pjesë publike të bibliotekës pa kamera, jashtë zyrës së Dr.Gardner. Blloqet e shënimeve datojnë nga fundi i viteve 1830 pasi Darvini ishte kthyer nga Ishujt Galapagos. Në një faqe, ai vizatoi një skicë të një peme, e cila ndihmoi në frymëzimin e teorisë së tij të evolucionit dhe më shumë se 20 vjet më vonë do të bëhej një teori qendrore në veprën e tij novator “Për origjinën e specieve”.

Rikujtojmë, se një mikroskop që i përkiste Çarls Darvinit doli në ankand më 15 dhjetor. Gazeta raporton se instrumentin, e prodhuar në 1825, natyralisti anglez ia dha djalit të tij, Leonard dhe që atëherë është kaluar dorë më dorë në familje nga babai tek djali për gati 200 vjet.