Celebrities Gossip Showbiz

E gjeni dot se kë personazh mbështet Rina në këtë edicion të katërt të Big Brother VIP Albania?

Këngëtarja dhe reperja Rina Balaj ka shprehur publikisht mbështetje për këngëtaren shumë të dashur, Gili dhe djalin e saj, Redon Berani, të cilët janë pjesëmarrës në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”.

Rina ka shprehur mbështetjen e saj në mënyrën më të këndshmr, me anë të një InstaStory, ku tregon se po dëgjon këngën e famshme të Gilit, “Edhe pa ty u knaqa”, dhe ka etiketuar për të dhënë suportin e saj, Gilin dhe Redonin.


Ky postim reflekton mbështetje të fortë për familjen e këngëtares, duke i dhënë një mesazh motivues dhe inkurajues Redonit në këtë eksperiencë të tijën televizive.

Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Albania” ka tërhequr vëmendjen e publikut me emocionet dhe dramat e tij, dhe tashmë Gili e djali i saj janë duke marrë mbështetje të madhe jo vetëm nga fansat, por edhe nga shumë emra të njohur të showbiz-it shqiptar.