Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj tregon frymën e saj patriotike kaq pranë festave të “28-29 Nëntorit”!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Rinën e kemi parë shpesh herë të eksperimentoj me ‘look-un’ sidomos me flokët e saj, ku së fundmi duket se bukuroshes i janë mërzitur flokët e saj të gjata ngjyrë portokalli. Me anë të një postimi në Instastory, Rina na ka treguar se ka bërë ndryshimin e rradhës, duke i kthyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe që gjithashtu i shkojnë shumë këngëtares. E meqë jemi kaq afër festave të 28-29 Nëntorit, Rina ka postuar një foto të saj me flokët e kuqe dhe ka vendosur një figurë të flamurit shqiptar e mesa duket këngëtarja qenka një vajzë shumë patriote.

Rina shpesh poston shprehje të ndryshme në Instastory, për të na treguar më shumë rreth mendimeve të saj. Në disa raste në karrierë po edhe në fusha të tjera, Rina është marrë si shembull ose është kopjuar nga artiste të tjera, në disa raste edhe nga ato artiste që mund të quheshin rivale të saj. E për këtë ditën e djeshme Rina ka postuar një shprehje ku na tregon se kjo është një nga arsyet që bukuroshja vazhdon akoma që të punoj.