Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta kishit menduar, Rina Balaj na tregon arsyen se përse punon!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Rina shpesh poston shprehje të ndryshme në Instastory, për të na treguar më shumë rreth mendimeve të saj. Në disa raste në karrierë po edhe në fusha të tjera, Rina është marrë si shembull ose është kopjuar nga artiste të tjera, në disa raste edhe nga ato artiste që mund të quheshin rivale të saj. E për këtë ditën e sotme Rina ka postuar një shprehje ku na tregon se kjo është një nga arsyet që bukuroshja vazhdon akoma që të punoj.

 

 

Rinën e kemi parë shpesh herë të eksperimentoj me ‘look-un’ sidomos me flokët e saj, ku së fundmi duket se bukuroshes i janë mërzitur flokët e saj të gjata ngjyrë portokalli. Me anë të një postimi në Instastory, Rina na ka treguar se ka bërë ndryshimin e rradhës, duke i kthyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe që gjithashtu i shkojnë shumë këngëtares.

Së fundmi Rina na ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, por ditën e sotme na ka treguar se ka një kusht për ndjekësit e saj në mënyrë që të publikoj këngën e saj të re. Bukuroshja ka shkruar në mënyrë që kënga të publikohet duhet që kanali i saj në Youtube të arrijë 5 mijë subscribers. Tashmë na mbetet vetëm të presim nëse ndjekësit e saj do të arrijnë ta plotësojnë këtë kusht.