Celebrities Gossip Showbiz

Rindizet pasioni?! Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti pas 20 vitesh shkëmbejnë puthjen e papritur!

Mbrëmja e djeshme e “Michelle Impossible’’, spektaklit që i dedikohet jetës dhe karrierës së prezantueses së njohur, Michelle Hunziker, rezervoi shumë surpriza dhe emocione të bukura. Pas më shumë se 20 vitesh, ajo u gjend në skenë me Eros Ramazzotti-n, njeriun me të cilin ka qenë e martuar nga 1995-a deri në 2002-shin. Pasi këndoi këngën e tij të famshme “Fuoco nel fuoco’’, Eros dhe Michelle bënë një bisedë të vogël së bashku, ku folën rreth marrëdhënies së tyre.

“Nuk mund ta besoj. Nuk prisja kurrsesi që ta pranoje ftesën time.”-tha ajo teksa i dha një përqafim ish-it të saj, ndërsa Eros shtoi që edhe pse tanimë janë miq, marrëdhënia me Michelle ka qenë një ndër gjërat më të bukura të jetës së tij dhe gjërat e bukura duhen ruajtur. Në ato momente të dy shkëmbyen një puthje që ndezi akoma edhe më shumë publikun e pranishëm.

Hunziker dhe Ramazzotti dëshmuan edhe njëherë se mes tyre ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

“Do të kisha pritur gjithçka, por jo që ta pranoje ftesën time”, -tha Hunziker para se të shtonte:

Prej 20 vjetësh, dëgjoj çdo ditë të thonë se ne jemi përsëri bashkë. Pse mendon?

Eros Ramazzotti ia ktheu:

E jona ishte nje histori shumë e bukur. Si mund ta harrosh?!

Ndërkaq, italio-zviceriania shtoi se përveç Aurorës, vajzës së tyre, Eros e ka ndihmuar shumë që të afrohet me artet marciale. Ajo e falënderoi publikisht për këtë gjë pasi sipas saj çdo grua duhet të jetë në gjendje të mbrohet në këtë botë të çmendur.

Një gjë të bukur e gjetëm, përveç Aurorës që është gjëja më e bukur që kemi bërë. Më afrove me artet marciale. Mendoj se çdo grua duhet të merret me një art marcial, sepse çdo grua duhet të jetë në gjendje të mbrohet në këtë botë të çmendur. Më ke bërë një nder të madh. Kjo gjë na bëri të takohemi përsëri.

Dhe megjithëse ish-çifti shkëmbeu një puthje të shpejtë në skenë dhe folën kaq bukur për dashurinë e tyre të shkuar, Michelle u kujdes të sqaronte që ata janë thjesht miq shumë të mirë.

Por le ta pranojmë. Ne jemi miq. Jemi këtu për ta kurorëzuar këtë miqësi, që nga nesër të mos shkruajnë më që jemi bashkë.