Celebrities Fashion

Rita Ora dhe veshja e saj e guximshme në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show”!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora nuk kishte si të mungonte në hapje të “Los Angeles Art Show” të mbajtur në ‘LA Convention Center Downton’. Dje në mbrëmje, këngëtarja 30-vjeçare u pa e veshur me një bluzë të kaltër, kombinuar me një palë pantallona të purpurta, teksa eci në tapetin e kuq të eventit.

Në muajt e fundit ajo është parë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi, por në tapetin e kuq të mbrëmjes, ajo ishte e vetme. Në kontrast me veshjen, Rita kishte veshur një palë taka të kuqe me shkëlqim. Shumë ngjyra të ndezura që duket se nuk kombinojnë aspak me njëra tjetrën por nëse i ka veshur Rita Ora, nuk kemi dyshim që këto ngjyra do të jenë trend-i i momentit. Ndërkaq, 15% e biletave për shfaqjen artistike do t’i dhurohen Spitalit të Fëmijëve të Saint Jude.

Duke folur në skenë mbrëmjen e djeshme, Rita diskutoi rëndësinë e nxitjes së artit si në komunitet ashtu edhe rolin që ai luan për fëmijët në spital.

Ndërkaq sa i përket jetës sentimentale të bukuroshes, rikujtojmë, se pas muajsh takimesh dhe fotografish të fshehta në “Instagram”, Ora dhe Taika Waititi bënë daljen e tyre të parë zyrtare si çift në eventin që Rita organizoi për 4 Korrik. Pas muajsh spekulimesh, gjërat duken se janë serioze mes Rita Orës dhe regjisorit.

Rikujtojmë gjithashtu, se e ftuar para disa ditësh në “Live From Tirana” drejtoresha e Promocionit Julinda Dhame, diskutoi mbi planet që ka Bashkia e Tiranës. Ajo u shpreh se do të ndërmerren disa projekte që Tirana të rikuperohet nga gjendja e pandemisë, dhe që të rinjtë të mund të argëtohen në qytetin e tyre. Shfaqet teatrale dhe kinematë open-air kanë nisur tashmë e do të vazhdojnë të kenë një zvillim të konsiderueshëm.

Gjatë intervistës, Julinda Dhame bëri zbulime rreth projekteve që janë në proces, projekte këto që vërtet ia vlejnë. Do të ketë një numër të madh artistësh të ftuar, ku përfshihen zërat më të mrekullueshëm shqiptar e të huaj. Do të vijnë në Tiranë me koncerte Dua Lipa, Rita Ora dhe Maluma.