Celebrities Showbiz

Rita Ora feston sot ditëlindjen, ja urimet e prindërve të saj!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora feston sot ditëlindjen. Sot ajo mbush 31 vjeçe dhe teksa ka marrë plot urime nga miq dhe të afërm të saj, më të veçantat kanë qenë ato nga prindërit.

Mamaja dhe babai i saj e uruan këngëtaren nëpërmjet disa postimeve në llogaritë e tyra në Instagram. E para ishte nëna e Ritës, Vera. Në një video nga fëmijëria e së bijës, Vera e kishte shoqëruar me fjalët:

Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime, ja ku jemi duke kërcyer dhe duke u argëtuar aq shumë ndërsa ti po futeshe në botën tënde magjike të ardhshme! Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit! Rita zog urime ditelindja, jemi kënaqur gjithmonë, ja videoja në hapat e parë të botës tënde magjike.

Ndërkohë, babai i saj nuk harroi që në urimin e tij t’i përmendë edhe Prishtinën, duke sjellë foto nga koncerti i Ritës që kishte mbajtur për pavarësinë e Kosovës.

Gëzuar ditëlindjen Rita! Shumë dashuri nga Prishtina. Me foto nga tabela ‘NEWBORN’. Shkëlqe dritën tënde, gjithmonë vajza ime e bukur. Shumë urime prej Prishtinës.

Rikujtojmë se, në Muzeun Etnografik të Tiranës që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, pritet të ekspozohet edhe një kostum popullor tradicional shqiptar. Veçantia e tij qëndron në faktin se këngëtarja e famshme botërore me origjinë shqiptare Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit “Bang”. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur lajmin, si dhe shprehu falenderime për artisten e njohur e familjarët e saj.

Shumë faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qënder komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një “Bang”.