Gossip

Rita Ora thyen për herë të tretë rregullat anti-COVID?!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora përpara disa ditësh organizoi një festë për ditëlindjen e saj, por kjo gjë i kushtoi shumë shtrenjtë. Diva e muzikës pop, theu rregullat anti-Covid e për këtë shkak u gjobit nga policia me 10 mijë paund.

Grumbullimi me njerëz gjatë festës së ditëlindjes nuk ishte gabimi i vetëm i Ritës. Më herët, ajo kishte fluturuar drejt Egjiptit për një performancë të sajën, ndërsa pas kthimit sërish nuk kishte zbatuar rregullin e karantinimit për 14 ditë, por kishte organizuar festën e ditëlindjes.

Pavarësisht kërkimit të faljes, këngëtarja nuk i ka pezulluar aspak planet e saj. Burime për “The sun” kanë treguar se Rita është nisur drejt Bullgarisë, ku do të xhirojë sërish një klip të ri. Madje, bëhet e ditur se ajo do të qëndrojë atje për të kaluar festat e fundvitit dhe për të qenë sa më larg zhurmës së madhe që u krijua për shkak të thyerjes së rregullave anti-Covid nga ana e saj.

Ju duket e drejtë kjo sjellje e Ritës?