Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora u shfaq me vello nusërie dhe na la të gjithëve pa fjalë, për arsyen që fshihet pas…

Rita Ora na ka surprizuar edhe një herë me pamjen e saj në këngën e saj të re që pritet të dalë së shpejti, teksa veshi një fustan nusërie në videon e saj të fundit TikTok të mërkurën. Këngëtarja, 32 vjeçare, e cila do të publikojë këngën e saj të re “You Only Love Me” më 27 janar, kishte veshur një fustan të bardhë magjepsës dhe një vello në videon e publikuar, e cila u nënkuptua si një pjesë e këngës së shumëpritur.

Pamja e Ritës si nuse, vjen pasi ajo u martua me regjisorin Taika Ëaititi në gusht. Ora njoftoi këngën e saj të re me një klip të ëmbël të saj duke marrë një puthje nga bashkëshorti i saj i ri në natën e Vitit të Ri. Në klip, Rita ishte e veshur me një fustan nusërie të bardhë dhe me një vello të vendosur mbi kokë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare i kishte bërë flokët kaçurrela, ndërsa grimi i saj ishte mjaft i rënduar, teksa ajo po performonte një pjesë klipi të këngës së saj të ardhshme. Në mbishkrimin e postimit, Rita shkroi:

Kaq shumë e emocionuar që më në fund të shpall këngën time të re “YOU ONLY LOVE ME”. Nis me 27 Janar! Jam kthyer, baaaaby.

Javën e kaluar, Rita njoftoi fillimisht se do të publikonte një këngë të re, duke postuar një klip të ëmbël me bashkëshortin Taika teksa shikonin fishekzjarre së bashku në natën e Vitit të Ri. Klipi u shfaq për disa sekonda me këngën e re, ndërsa mbi të shkruhej:

 SURPRISE’. U KTHEVA! YOU ONLY LOVE ME XX/01/23 #RO3.

Në klip, Rita dukej teksa po puthte burrin e saj ndërsa ishte e rrethuar edhe nga njerëz të tjerë në breg të oqeanit. Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni të vogël në Londër gushtin e kaluar.