Celebrities Gossip Showbiz

Dimë gjithçka për sukseset e saj por jo pasurinë që ka, fitimet e Rita Ora-s gjatë vitit 2022!

Së fundmi, ‘The Sun’ ka zbuluar se këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka grumbulluar rreth 13.6 milionë euro fitime gjatë vitit 2022. Artistja zotëron dy kompani, Ora Multi Services Ltd dhe Ora Live Ltd, të cilat mbulojnë muzikën, shfaqjet dhe punën e saj televizive.

Ndërkaq, pak ditë më parë bukuroshja me anë të një postimi të publikuar në rrjetin e saj social Instagram njoftoi të gjithë ndjekësit së është duke ardhur me një këngë të re. Ylli i muzikës pop do të publikojë këngën e re të titulluar “You Only Love Me”.

Ora, është absolutisht një nga artistet më të dëgjuara në botë. Së fundmi, 32-vjeçarja ka arritur në Spotify mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj. Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory nga vetë artistja e hitit “I Will Never Let You Down”.

Ndërkaq, Ora ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj, ku mes të tjerash do të publikojë edhe albumin e saj të ri në janar. Rikujtojmë, se Rita reagoi së fundmi pasi imazhi i saj u “përjetësua” në pullat postare të Kosovës. Pulla u lëshua në qarkullim më 26 nëntor, ditën e saj të lindjes.