Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora ‘vjen’ surprizë në ‘Ftesë në 5’ për mamanë e saj

Mamaja e Rita Orës, prej ditësh ndodhet në Shqipëri dhe ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel.

Në një intervistë, me moderatoren Bieta Sulo, Vera Ora  kujtoi fillimin e viteve ‘90, kohë kur vendosi të udhëtonte bashkë me dy vajzat në Londër, për t’u bashkuar me bashkëshortin.

Problemi më i madh kur arrita atje ishte gjuha, se flisja pak anglisht. Në fillim s’ punova, qëndrova me vajzat dhe jam e lumtur për këtë…” -tha ndër të tjera ajo.

Teksa Bieta e pyeti se çfarë ndodh në familjen e tyre, Vera pohoi se kanë një jetë normale si gjithë të tjerët.

Rita është superstar siç është çdokush në punën e tij, por në familje s’ ka dallime. Ajo e di që duhet t’i lajë enët, -tha Vera me humor.

Vetëm pak minuta më pas nuk mungoi një video ekskluzive nga vetë Rita, e cila përshëndeti në shqip dhe i shprehu dashurinë së ëmës gjatë emisionit.

Përshëndetje mami. Surprizë! Me ka marrë malli shumë. Doja t’ju dërgoj një video për t’iu  treguar marrëdhënien time me mamin dhe gjithçka kam mësuar prej saj.

S’di nga t’ia filloj por për mua janë etika në punë, vendosmëria dhe vetëbesimi.

Faleminderit mami për besimin qe ke pasur gjithmonë tek unë.

Te dua shumë dhe zoti të bekoftë.

Mirupafshim!

Këto  ishin fjalët e këngëtares me famë ndërkombëtare.