Celebrities Gossip Showbiz

“Rocky fjeti me Yoon”/Kanye West tani vë ‘në shënjestër’ A$AP Rocky-n dhe stilisten Yoon Ahn!

Kanye West është duke vazhduar një ‘luftë’ të pakuptimtë me të famshmit në rrjete sociale dhe këtë herë ai ka një tjetë ‘shënjestër’. Në një nga postimet e tij në Instagram, 45-vjeçari akuzoi A$AP Rocky-n se ka fjetur me stilisten Yoon Ahn të markës Ambush. Ai u shpreh:

Ambush është e dobët. Rocky fjeti me Yoon. Tjetri!

Për këtë ka pasur dhe një reagim nga stilistja amerikane, duke hedhur poshtë plotësisht këto aludime. Në postimet e saj ajo shkroi:

Jo vetëm që është përdorim i akuzave të rreme, por përhapja e asaj gënjeshtre në emër të Zotit për të fyer një grua është më e ulëta. Kini kujdes për profetët e rremë – Matthew 7:15.

Pas kësaj Kanye duket se është penduar për deklaratën e bërë. Në një tjetër postim ai tha:

Konfirmim i ri. Rocky nuk ka fjetur me Yonn. Ambush vazhdon të jetë kot. E kam njohur prej kohësh Yoon. Rregulli i Ye është; rri larg nëse nuk do që të përfshihesh. 

Rikujtojmë se, Kanye West i është kthyer Hailey dhe Justin Bieber mes polemikave të tij të vazhdueshme. Ye është nën kritika për bluzat e tij ‘White Lives Matter’ të shfaqura si pjesë e shfaqjes së tij në Javën e Modës në Paris, si dhe për komentet e tij kundër redaktores së Vogue, Gabriella Karefa-Johnson. Gazetarja e modës kishte kritikuar shfaqjen e Kanye përpara se muzikanti t’i bënte të qarta ndjenjat e tij në një varg postimesh në mediat sociale, një sprovë që Gabriella e quajti paqëndrueshmëri serioze.

Dita ditës reperi i njohur Kanye West na habit me deklaratat e tij. Postimet e tij të vazhdueshme në rrjetet sociale nuk kanë fund dhe e fundit ishte diçka që me të vërtetë na surprizoi. Me anë të një shkrimi 45-vjeçari ka deklaruar se: “E gjithë bota e di që kam një fiksim me Stas”, duke iu referuar shoqes së ngushtë të ish-kunatës Kylie Jenner, 25-vjeçares Anastasia “Stassie” Karanikolaou.