Celebrities Film & Tv Showbiz

Romanca e Heidit dhe Romeos në sytë e menaxherit të saj: “Po kërkon një histori…”

I ftuar nëpërmjet një lidhje me Skype nga Italia për studion e “Wake Up”, ka qenë Daniele Fortuzzi, i cili është menaxheri i Heidi Bacit. Ai na ka folur më shumë se si i duket Heidi në këtë rrugëtim të saj, por dhe pse ajo vendosi që ta përjetonte këtë eksperiencë në Shqipëri…

Si të duket romanca me Romeon, me të cilin dhe ‘u martuan’ brenda BBV?

Martesa që është realizuar ishte shumë dëfryese, shumë interesante. Në shtëpi gjendja është ndryshe. Megjithatë mendoj se do të vazhdojë edhe jashtë kjo histori. Po të mos ishte e bindur, nuk do të shfaqej aq e gëzuar në këtë. Sigurisht që një histori dashurie po e kërkon, një histori cilësore. Do të ketë afër një burrë që të ndajë gjëra të rëndësishme të jetës së saj. Gjërat mund të funksionojnë.

Ke komunikuar me prindërit e saj? Çfarë mendimi kanë ata për këtë përvojë të Heidit?

Nuk jam shumë në kontakt me prindërit e saj edhe pse i njoh. E di që kur erdhi në Shqipëri për të bërë intervistat e ka shoqëruar i ati. Për shkak dhe të origjinës së tyre ishin shumë të kënaqur për të dhe nuk kanë pasur asnjë mendim negativ. Besoj se janë të lumtur me rrugëtimin e saj.

Mendoni se Heidi do të mund ta fitojë “Big Brother VIP”?

Nëse e fiton nuk e di, por i ka të gjitha gjërat që duhen për të arritur deri në finale. Nëse arrin të ruajë standardin që ka, ka premisa për të shkuar deri në fund. Heidi deshi me doemos të merrte në Shqipëri se e ka përzemër vendin e saj dhe donte të bënte diçka të bukur.