Celebrities Film & Tv Showbiz

Eksperienca e Heidit në “Grande Fratello” apo në “Big Brother VIP 3”?! Menaxheri i saj krahason lojën e banores!

I ftuar nëpërmjet një lidhje me Skype nga Italia për studion e “Wake Up”, ka qenë Daniele Fortuzzi, i cili është menaxheri i Heidi Bacit. Ai na ka folur më shumë se si i duket Heidi në këtë rrugëtim të saj, por dhe pse ajo vendosi që ta përjetonte këtë eksperiencë në Shqipëri…

E keni ndjekur Heidin brenda “Big Brother VIP” dhe si ju duket loja e saj?

Nuk e kam ndjekur të gjithë sepse edhe më duhet të punoj. Por kam parë disa sitauta më të rëndësishme ku ka bërë pjesë Heidi dhe besoj se po bën një rrugëtim interesant.

Si duket kjo përvojë në krahasim me “Grande Fratellon”?

Përvoja e “Grande Fratello” ishte e kufizuar për atë që ndodhi. Ndërkohë që kam parë që ajo që ka bërë në “Big Brother VIP” ka qenë më e bukur dhe aty është treguar Heidi e vërtetë. Me ka thënë që ka pasur dëshirë të bëjë diçka në vendin e vet. E ka shfaqur veten në mënyrë më të hapur aty.

Cili ka qenë qëllimi i Heidit që ka ardhur në Shqipëri?

Heidi ka lindur për televizion. Është sipërmarrëse, merret me varka elektrike, kjo është një risi. Ka marrë pjesë që e vogël në televizion. Heidi dëshiron të jetë e lumtur, sidomos në vendin e saj. Këtë më ka shprehur disa herë.

Çfarë mesazhi do t’i jepnit Heidit nëse do të kishit mundësi?

Do i thoja që të vazhdojë të jetë lineare. Duke qenë një vajzë e sinqertë nuk ka nevojë të shtoj shumë gjëra. Përvoja e saj këtu ka qenë shumë e mirë dhe në ndryshim nga “Grande Fratello”.