Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

Romeo Veshaj në BBV3/Beniada shprehet rreth hyrjes së tij dhe nëse do të krijonte një marrëdhënie me të!

E ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” ka qenë Beniada Nishani. Ajo njihet gjerësisht në botën e modeling-ut dhe televizionit, ku ju rikujtojmë se ka qenë një nga banoret më të spikatura në “Big Brother Vip Albania 1”. E teksa tashmë ka nisur rrugëtimin edicioni i tretë i këtij programi, Beniada ka hedhur një vështrim rreth kësaj eksperience mjaft unike.

A është me të vërtetë kaq i fortë presioni brenda shtëpisë? Si e përjeton dikush që nuk i pëlqen të përfshihet në debatet që mbizotërojnë në lojë?

Absolutisht po. Unë, edhe pse nuk duket, jam goxha e ndjeshme. Publiku ka parë një Beniadë të fortë, të buzëqeshur. Unë kur jam në siklet e nxjerr gjithmonë atë pjesën e ironisë. E kam si vetëmbrojtje natyrale. Kjo nuk do të thotë që jam gjithmonë e lumtur dhe çdo gjë shkon mirë, por e kam kështu si pjesë të karakterit. Kanë qenë disa Prime që kam qenë realisht shumë në vështirësi. I kisha duart me djersë dhe mbaj mend që kisha Donaldin që thoshte ‘qetësohu’. Kisha Einxhel që më thoshte ‘mos e vrit mendjen se ti do kthehesh në Itali’.

Nisur nga fakti që në këtë edicion është futur Romeo Veshaj, ku ju rikujtojmë se në BBV1 pati një lloj pëlqimi midis tyre, dhe nëse Beniada do të merrte pjesë sërish, a do të ishte Romeo një opsion i mirë për të?

Shiko, mua nuk më pëlqejnë burrat me mustaqe. (qesh) Po ti heqi mustaqet, do ta shikoj përpara e pastaj do t’ju them. Do ta studioj. Unë nuk jam lidhur tek i pari, do lidhem tek ky…Unë nuk jam futur me strategji që të mos lidhem. Thjesht nuk bëj kompromis me dashurinë. Po të kisha pasur ndonjë ndjesi, sigurisht do të kisha dalë e do të kisha bërë shoqëri, por brenda shtëpisë së Big Brother është një presion e është kaq e vështirë që të lidhesh, sepse ti ndjen një presion. Ke frikë të shprehesh, ke frikë ta përqafosh një person.