Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen e Eurovizion që do të mbahet më datë 10 Maj. Këngëtarja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino. Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë.
Së fundmi Ronela ka performuar në Madrid, Spanjë, si pjesë e turit të saj për këtë kompeticion gjigant. Padyshim që publiku atje e ka përqafuar këngën “Sekret” dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Në fund të performancës së saj, Ronela ka vendosur të këndonte së bashku me publikun pak nga teksti i saj. E si për habinë tonë, nuk kishte njeri që nuk e dinte dhe nuk e këndoi së bashku me të “Sekret”.
Ronela Hajati ka vendosur një rekord përfaqësimi në klasifikimin e Shkurtit në Eurovizion duke ngritur pritshmëritë në eventin që do të mbahet mes 10 dhe 14 Majit në Torino të Italisë. E padyshim që interesi se si do të jetë performanca e bukuroshes është i madh.
Së fundmi me anë të një ‘Ask’ ku ndjekësit kanë pasur mundësinë ta pyesin Ronin mbi Eurovision-in dhe më shumë, ajo na ka treguar një detaj mbi veshjen e saj duke u treguar shumë diskrete.
Veshja duhet të jetë e rehatshme që unë të kërcej sa më kollaj. Kemi bërë dhe kemi akoma shumë veshje të tjera për të zbuluar që kanë shumë detaje, ndërsa në skenë kushti numër një është komoditeti.
Ky angazhim i saj në ‘Eurovision’ që padyshim e ka bërë të jetë në qendër të komenteve dhe kritikave të njerëzve që shpesh janë pa asnjë filtër dhe bëhen më shumë se personale, duket se e ka lënduar artisten. Me anë të një postimi të bërë disa ditë më parë, me anë të një shkrimi shumë të gjatë, këngëtarja na ka treguar se po përpiqet shumë dhe se është në një periudhë shumë delikate të jetës së saj.