Celebrities Gossip Showbiz

Rrjeti ‘kryqëzon’ Neymarin, futbollisti luan poker teksa fryn qirinjtë e tortës me vajzën e tij!

Një video e Neymarit ka pushtuan rrjetin së fundmi, pasi është ‘kryqëzuar’ nga fansat për veprimin e tij. Në një festë të organizuar për 6 mujorin e lindjes së vajzës së tij, futbollisti është filmuar duke luajtur poker me telefonin e tij në momentin e rëndësishëm teksa frynin qirinjtë e tortës. Një gjest që është komentuar shumë nga ndjekësit duke vënë edhe një herë në dukej fiksimin e tij ndaj bixhozit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Futbollisti Brazilian Neymar po rikuperohet ende nga dëmtimi i rëndë që pësoi gjatë muajit nëntor. Ish-lojtari i Barcelonës ka konfirmuar rikthimin, por këtë herë tek ish-skuadra e tij Santos. Neymar u transferua tek Al Hilal gjatë verës, pas shumës prej 90 milionë eurosh që klubit nga Arabia Saudite i pagoi Paris Saint Germain.

Rikthimi pritet të ndodhë në vitin 2025, ndërsa Neymar këtë lajm ua ka konfirmuar disa prej lojtarëve të Santosit. Para se të transferohej tek Barcelona, sulmuesi kaloi katër sezone me ekipin e parë. Pasi të realizojë transferimin, pritet që Neymar ta mbyllë karrierën aty ku nisi gjithçka.